Rama: Siguria globale në rrezik nga Rusia

Kryeministri në forumin “TRT World forum”: Turqia çelësi i stabilitetit në Evropë

Siguria globale është në rrezik nga Rusia, tha kryeministri Rama, gjatë fjalimit në samitin e Forumit Ndërkombëtar të TRT i cili po mbahet në Stamboll. Kreu i qeverisë shqiptare foli për një platformë europiane për t’u përballur pasojat që vijnë nga lufta.

“Po e ndaj me ju bindjen time, se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me Ukrainë, por është një agresion ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike, inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike. Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është një agresion dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tone”, ka thënë Rama.

Për ruajtjen e stabilitetit në rajon, vlerësimet më të larta kryeministri Rama i ka për Angela Merkel dhe Erdogan.

“Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që I hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdogan, muret e Evropës nuk do të qëndronin në këmbë. Turqia është çelësi për stabilitetin në Europë. Nëse imagjinoni në një moment, që në një mënyrë të tmerrshme Europa dështoi dhe u mbrojt pikërisht nga Turqia”, ka thënë Rama.

‘TRT World Forum’ është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share