Piquen e zë “karma “ e Shakirës, drejt ndarjes me të dashurën e re

Zërat citojnë se futbollisti është drejt ndarjes me Clara Chia

Viti i fundit ka qenë shumë i ndërlikuar për ish-futbollistin Gerard Piqué dhe të dashurën e tij Clara Chía, ku tashmë po përflitet për një ndarje të mundshme mes çiftit, një romancë që doli në dritë këtë vit dhe vetëm pas disa muajsh ata janë gati të thonë lamtumirë.

Sipas disa publikimeve në Spanjë, ka disa arsye pse Clara Chia nuk do të ishte më rehat në marrëdhënien e saj me Pique, i cili përveç marrëdhënieve dhe çështjeve të punës, duhet të marrë pjesë dhe të shqetësohet për fëmijët e tyre Sasha dhe Milan, të cilët së shpejti do të largoheshin për të jetuar me nënën e tyre, këngëtaren kolumbiane Shakira, në Shtetet e Bashkuara.

Kështu, në mes problemeve dhe ndarjes nga Shakira, luftës për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, duket se e dashura e tij nuk e ka duruar dot, ritmin apo presionin mediatik dhe duket se është afër për t’i thënë lamtumirë marrëdhënies me Piqué.

Ndër versionet që flasin për një ndarje të mundshme mes çiftit është se 23-vjeçarja nuk i ka duruar ngacmimet e mediave, të cilët i kanë ndjekur në çdo moment. Përveç kësaj, flitet se ajo është bezdisur për gjithë afrimin mes tij dhe Shakirës ditët e fundit për t’i dhënë fund negociatave për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

E ndonëse asgjë nuk është zyrtare, burimet konfirmojnë se gjërat mes çiftit duket se nuk po kalojnë mirë pasi Pique është parë më shumë me fëmijët dhe nënën e tij sesa me Clara Chia, me të cilën duket i largët.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share