Botërori 2022 | Fansat portugezë ëndërrojnë

Pas fitores me Goleade ndaj Zvicrës, fansat luzitane janë të emocionuar për sfidën çerekfinale ndaj Marokut

Gëzimi ishte i madh te Portugalia pas fitores me Goleadë ndaj Zvicrës, që i kualifikoi në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Ndërsa në ditët e fundit është përfolur për krisje mes kapitenit Cristiano Ronaldo dhe trajnerit Fernando Santos, fansat nuk shqetësohen nga kjo, ndërsa vazhdojnë që ta kenë në zemër yllin e ekipit.

Luzitanët shkojnë në çerekfinale pas 16 vitesh. Cristiano Ronaldo u fut në lojë në minutën 74 të sfidës dhe kur preku fushën mori një mbështetje të ngrohtë nga ana e tifozëve në stadium.

Të shumtë ishin ata që e prisnin me padurim aktivizimin e tij, madje i kërkuan edhe trajnerit që ta hidhte në lojë.

“Ndeshje e madhe! Unë mendoj se luajtëm shumë mirë, dominuam të gjithë takimit, realizuam gola të bukur. Ishte fantastike, jemi shumë të ekzaltuar”, ka thënë Tiago Miranda, tifoz i Portugalisë.

Golin e nderit për helvetët në humbjen 6-1 e realizoi Manuel Akanji. Eliminimi mërziti edhe fansat zviceranë, të cilët dolën të trishtuar nga stadiumi.

“Ishte shumë zhgënjyese, shumë, shumë zhgënjyese. Nuk kishte shpirt ekipi, as sukses. Shumë zhgënjyese. Jam shumë, shumë i trishtuar!”, ka thënë tifozi i Zvicrës Andreas Briener.

Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit dështoi sërish që të siguronte një fitore në të 16-at për herë të parë në histori.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share