Kovaçevski: Agresioni rus nuk po kursen as shtetet tjera, denoncimet për bomba pjesë e luftës hibride ndaj vendeve të Ballkanit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në një deklaratë mes tjerash tha se denoncimet për bomba janë një pjesë e luftës hibride të Rusisë ndaj vendeve të Ballkanit.

“Shikoni, Evropa është në luftë! Në Ukrainë ndodh konflikti më i madh ushtarak pas Luftës së Dytë Botërore, i shihni fotografitë, e shihni se pas Mariopulit çfarë po ndodh edhe me një qytet tjetër në Ukrainë, me agresioni rus nuk po kursehen edhe shtetet tjera, me këtë se ka edhe mënyra tjera hibride me të cilat udhëhiqet kjo luftë kushtimisht thënë, këto sulme, respektivisht këto denoncime të rreme për bomba janë pjesë e kësaj, nuk po ndodhin vetëm te ne, ja edhe vetë e thatë që po ndodh edhe në Kroaci”, tha Kovaçevski. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share