Osmani: Pajtohemi me ambasadoren e SHBA-së se vendi ka problem me praninë e korrupsionit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në brifingun e sotëm me gazetarët tha se pajtohet me deklaratat e ambasadores së SHBA-së në vend, Angela P. Aggeler se vendi ka problem me praninë e korrupsionit.

Osmani tha se pikërisht për luftën ndaj korrupsionit SHBA-së i është kërkuar ndihmë në procesin e dialogut strategjik.

“Menjëherë pas nisjes së dialogut strategjik tani në korrik, menjëherë në kudër të dialogut strategjik , SHBA-të dhanë ad-hock mbështetje, mendoj prej 4,2 milionë aurove vetëm për mbështetje të politikave anti-korrupsion, ne vetë në temat që i kemi propozuar deri tek SHBA-të për dialogun strategjik, nëra prej temave më të rëndësishme për ne ishte ndihma për politikën anti-korrupsion”, tha mes tjerash Osmani.

Mes tjerash Osmani tha se është koha që të gjithë faktorët politik të bashkohen në luftë kundër korrupsioni, me qëllim që të përmirësohet imazhi i vendit edhe në këtë

“Mendoj se tani duhet konsensus për politikat anti-korrupsion, kjo nuk është çështje për mua si ministër i Punëve të Jashtme por do të më jepte një shtytje të madhe mbështetëse jashtë, kur flas unë atje se çfarë demokracie multietnike dhe funksionale kemi ndërtuar, se çfarë kulture me fqinjët kemi krijuar, sikur edhe të mund të thosha se çfarë politike serioze anti-korrupsion udhëheqim, në të ardhmen do të jemi vend që do të jetë model dhe shembull për shumë vende edhe jashtë rajonit” , tha mes tjerash Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share