Obeziteti i dëmshëm për trurin e fëmijëve

Fëmijët obezë mund të pësojnë dëme të pariparueshme në rajone kyçe të trurit të tyre, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit zbuluan se adoleshentët mbipeshë kishin shenja të dukshme shkatërrimi në zonat përgjegjëse për kontrollin e oreksit, emocionit dhe kënaqësisë.

Skanimet MRI zbuluan gjithashtu dëme në rajonet përgjegjëse për shpejtësinë e të menduarit, duke sugjeruar se notat shkollore të të rinjve mund të bien në qoftë se ata janë mbipeshë.

Breakdown of white matter in obese children's brains

Studiuesit besojnë se ngrënia e vazhdueshme shkakton një reagim inflamator në tru i cili bën që trupi të shkatërrojë indet e shëndetshme.

Ata potencojnë se të qenit obezë shkakton një mbiprodhim të leptinës – hormon i urisë – e cila më tej ushqen rritjen e tyre në peshë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share