Stano: Kujdes me deklaratatat, ulni tensionet
Pavarësisht se është e vetmja mes vendeve aspirante për në Bashkimin Europian që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për sulmin në Ukrainë, Serbia nuk ka ndërmend të ndjekë një linjë ndryshe nga ajo e unionit. Garancinë, presidenti serb ia dha në Beograd, Komisionerit europian për Zgjerimin.
Aleksandër Vuçiç: Nëpërmjet territorit të Serbisë, ashkush nuk mund të bëjë anashkalim të sanksioneve. Ne nuk bëhemi pjesë e krimit e as nuk duam të bëjmë para me vuajtjet e të tjerëve gjatë luftës. Po dënojmë individë nga kompanitë që përfshihen në shmangien e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.
Komisioneri Varheji shpejgon pse Parlamenti Europian kushtëzoi vazhdimin e negociatave të Serbisë me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Oliver Varhelyi: Përafrimi me politikën e jashtme të BE-së luan një rol më të fortë se më parë, pasi kjo luftë po sulmon paqen dhe sigurinë e kontinentit tonë.
Përmes zëdhënësit Peter Stano, Komisioni Europian i bëri thirrje si Serbisë, ashtu edhe Kosovës të sillen në mënyrë europiane dhe të ulin tensionet e krijuara pas tërheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës për të mos rrezikuar situatën e brishtë të sigurisë në këtë zonë.
Tv Klan