Qeqa Krelani ekskluzivisht për MundoKlan: Referet femra në botëror e ardhmja e futbollit (VIDEO)

Gazetarja dhe komentuesja e njohur sportive në Kosovë, aktualisht në RTK, Qëndresa (Qeqa) Krelani, është prononcuar për Mundo Klan rreth Botërorit të futbollit në Katar. Ajo tha se botërori në Katar është një ndër më mirë të organizuarit dhe më të sigurt.

“Atëhere i nderuar, me thënë drejtën, unë gëzohem kur në këto vende ku mendohet se nuk ka shumë tolerancë, kalon një kampionat i këtij niveli që është botëror sepse  zakonisht e di që futbolli, ndërton ura, krijon ura për dallim prej politikës që ndërton mure. Kështu që sa I përket organizimit pavarësisht gjitha polemikave që kanë ndodhur dhe gjitha gjërave që janë folë, duke ia zënë frymën mënyrës së organizimit para se të fillonte, mendoj që tani është treguar si më i mirë rezultati, sepse kjo konsiderohet një prej botëroreve  më të sigurta dhe me një infrastrukturë me investim maramendës. Ne të gjithë duhet ta dijmë që rregullat janë rregulla. Ashtu sikurse kur shkon në xhami duhet të bëjsh rritual që i përkasin atij religjioni poashtu kur  shkon në kishë duhet të bëjsh ritual  që I përkasin atij religjioni të caktuar.  Kështu që edhe në këtë vend ose kudo që shkojmë ne duhet t`i respektojmë rregullat dhe t`i përshtatemi rregullave të zotit të shtëpisë”, tha për Mundo Klan, gazetarja Krelani.

Qëndresa Krelani ka komentuar edhe referen e parë femër që ka ndarë drejtësinë në Kampionatin botëror të futbollit, duke thënë se është një fitore për futbollin dhe se në të ardhmen, femrat do të kenë ndikim më të madh në këtë sport, që aktualisht konsiderohet kryesisht si sport meshkujsh.

“Është një lajm shumë i mirë për femrën në këtë industri që është 90 përqind e meshkujve edhe rregullat i bëjnë meshkujt pavarësisht që suksese shumë të mëdha, sidomos qëllimi I gjithë atyre vendeve të vogla, tregojnë femrat me sporte që janë më burrërore. Referimi nga kjo femër tregon që ia duan të mirën vendit të tyre e që marrin, do të thotë, kanë kompetenca të ndryshojnë këtë mentalitet, tregon që e rëndësishme është që të mos jem veç unë komentatorja e vetme, mos të jetë veç ajo referja e vetme. Dhe ky është një sinjal shumë i madh që në të ardhmen një numër i madh I femrave  do të jetë vendimtare në ndarjen e drejtësisë. Unë gjithmonë e them që emancipimi I një vendi shifet me dy gjëra -në stadiume dhe protesta. Nëse në protesta dhe në stadiume nuk ka femra prezente, atëhere ai vend mendoj që është duke bërë shumë hapa prapa. Kështu që sa më shumë femra që ka në këto evenimente, në kampionate botërore aq më mire është për gjeneratat e ardhshme. Dikush duhet ta ketë rëndë tani, që gjeneratat e ardhshme ta kenë më të lehtë në të ardhmen”, tha për Mundo Klan, gazetarja sportive Qëndresa Krelani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share