Botërori 2022 | Polonia kurseu kartonat e verdhe, eliminoi me ‘fair-play’ Meksikën

Polonia, kualifikim pas fair-play

Humbja në një Kupë Bote nuk është aspak e mirë, gjithsesi, Polonia ndjeu të tjera emocione. Disfata e pastër 2-0 kundër Argjentinës do mbetet gjatë në memorien e tifozëve polak dhe jo vetëm, pasi ishte ndër më të bukurat në historinë e lojës më magjike. Pavarësisht se nuk arriti të marrë pike, polakët arritën që të siguronin një vend në 16-ë më të mirat e Botës, kjo falë rregullave të vendosura nga FIFA.

Si Polonia ashtu edhe Meksika e mbyllën grupin C në ekuilibër total, 4 pikë të grumbulluara, 2 gola të shënuar e dy të pësuar, si dhe një barazim mes tyre. Situatë tepër interesante, teksa u desh aplikimi i rregullit të fair-play në fushë për të përcaktuar skuadrën që kalon më tej. Polakët vijuan rrugëtimin në Kupën e Botës për shkak të ndëshkimit nga kartonët e verdhë.

Europianët morën 5 kartona të verdhë, respektivisht 3 ndaj Arabisë Saudite, 1 kundër Meksikës dhe një ndaj Argjentinës, teksa meksikanët u ndëshkuan plot 7 herë me kartonin e verdhë. Diferencë që sigurisht ndikoi te ecuria e Meksikës në ‘Katar 2022’, duke përsëritur kështu atë të edicionit të shkuar, ku Senegali u penalizua që në grupe pasi kishte marrë 2 kartona të verdhë më shumë se Japonia, e cila avancoi më tej në turneun e zhvilluar në Rusi në vitin 2018.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share