Fëmijë të mitur në burgun e Shutkës dhe të Kumanovës (VIDEO)

ZIBERI: SHKELET RËNDË LIGJI PËR ZBATIMIN E SANKSIONEVE

Katërmbëdhjetë, i paraburgosur në Burgun e Kumanovës, ku nuk ka kushte që të qëndrojnë persona të mitur. Rezultati i këtij akrobacioni të trupit gjykues përfundoi me ndezjen e qëllimshme të qelisë nga a e personit të mitur, e nga ai zjarr ekzistonte rreziku që të ketë edhe viktima. Fatmirësisht, vetëm një polic ka qenë i lënduar e të gjithë të burgosurit tjerë kanë arritur të largohen në kohë.
Menjëherë pas publikimit të lajmit nga Klan Maqedoni se persona të mitur po dërgohen në burgje ku nuk ka kushte adekuate për ta, deri tek desku informativ erdhën edhe informacione të reja.

E kjo sipas Avokatit të popullit, Naser Ziberi është në kundërshtim me ligjin.

”Bëhet fjalë për thyerje të rëndë ligjore sepse në bazë të Ligjit për zbatimin e sanksioneve dy institucione janë kompetente në të cilat mund të vendosen fëmijët të mitur që kanë ra ndesh me ligjin. E ato vende janë: Enti për edukim dhe risocializim në Tetovë, më saktësisht në Vollkovi dhe pjesa e veçantë në Burgun e Idrizovës për të miturat respektivisht për personat të gjinisë femërore. Nuk është e lejuar në bazë të dispozitave ligjore vendosja e të miturve në burgje ku ekzekutohen dënime për të rritur ” – deklaroi Naser Ziberi, avokat i popullit.

E në këtë problematike, duart e drejtorëve të burgjeve janë të lidhura sepse bëhet fjalë për urdhër të gjykatave.

”Kushtet në burgje janë ashtu siç janë. Masa e paraburgimit e cakton gjykatësi, kurse në këtë rast masa e paraburgimit ndaj një djaloshi 14 vjeçar nga Koçani e ka caktuar Gjykata themelore e Koçanit. Ne në këtë drejtim nuk kemi ndonjë autorizim, e dini edhe vet se kush e cakton masën e paraburgimit” – deklaroi Marjan Spasovski, drejtor i drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve.

Sipas informatave të fundit, dy djelmoshat e mitur janë liruar mbrëmë nga Burgu i Shutkës, e mbetet të shihet a do të kërkohet përgjegjësi nga gjykatësit që sjellin vendime në kundërshtim me Ligjin për zbatimin e sanksioneve. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share