NP Parkingje të Komunës Qendër dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me Policinë Rrugore-Shkup, për shtatë ditë kanë sanksionuar 220 automjete të parkuara ilegalisht të cilat kanë penguar qarkullimin normal dhe të sigurt.
-111 automjete të parkuara pa leje janë hequr me ndihmën e mjeteve speciale “Spider”. 109 automjete të gjetura në zona të banuara janë sanksionuar me vendosjen e pajisjes mekanike “Bllokues”. Parkingjet e Komunës Qendër dhe Komuna Qendër do ta zbatojnë këtë masë në vazhdimësi dhe do t’u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret dhe t’i lënë automjetet e tyre vetëm në vendet e përcaktuara në mënyrë që këmbësorët dhe çiklistët të lëvizin normalisht nëpër trotuare dhe shtigje për biçikleta, raportojnë nga NP Parkingjet e Komunës Qendër.