Transportuesit privatë të përfshirë në Transportin Publik të Linjave sot prej orës 7:00 me më shumë se 30 autobusë protestojnë me bllokimin e plotë të të gjitha akseve rrugore në udhëkryqin te “Mavrovasja”, gjegjësisht bulevardi “Goce Dellçev” dhe bulevardi “Kërste Petkov Misirkov”.
Nga transportuesi privat i autobusëve urban “Slloboda Prevoz” thonë se nuk është konfirmuar kohëzgjatje e protestës sepse planifikohet të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave.
Ata paralajmërojnë se nëse nuk arrihet marrëveshje me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovskën do të vazhdojnë me protesta ndërkohë do të kërkojnë zgjidhje edhe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Në kuadër të aktiviteteve për zgjidhjen e problemit aktual sot “Slloboda prevoz” do të realizojë takim me KD të NQP-së, ndërsa gjithashtu përfaqësues të transportuesve privatë do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit. /KlanMacedonia/