Gazetari Erion Todhe sqaron dy panoramat e “Katar 2022”: Nuk ishim të përgatitur për një kampionat të këtillë

Gazetari sportiv nga Tirana, Erion Todhe në një lidhje për emisionin MundoKlan ka folur për 8 ditët e para të Botërorit të Katarit dhe për pritshmëritë në ndeshjet e ardhshme. Todhe e vuri theksin tek dy panorama të ndryshme, që sipas tij e karakterizojnë këtë botëror, të ndryshëm nga herët tjera.

“Në fakt ka dy panorama, ndeshjet dhe organizimi. Janë dy panorama krejt të ndryshme. Nga njëra anë kemi ndeshjet e futbollit që janë krejt surpriza, spektakël, të papritura, emocione, janë ndeshje dhe rezultate që na kanë bërë të diskutojmë e të themi se si ka mundësi, si ndodhi, si humbi apo si fitoi. Por ka edhe panoramën tjetër që është organizimi, për të cilin ndoshta nuk ishim të gjithë të përgatitur. Nuk ishim të përgatitur për një kampionat të këtillë, në një kohë të këtillë sepse jemi mësuar që kampionatet europiane e botërore t’i përjetojmë gjatë verës, kur jemi pushim, kur dita është e gjatë. ..Ajo që është përjetuar në Katar, që të shumtë janë ata që nuk ishin të pëgatitur për situatën që do të gjenin atje. Për kulturën, për kushtet, për kufizimiet që do të kishin si gazetarët ashtu edhe qytetarët, poashtu edhe tifozët”, deklaroi gazetari Erion Todhe.

Todhe theksoi se është shumë e vështirë të parashikosh fituesin e këtij kampionati sepse për çdo ditë po ndodhin surpriza, si humbja e papritur e Argjentinës apo Gjermanisë, humbja e Belgjikës sonte, të cilën e vlerësoi si të çuditshme.

“Belgjika humbi me Marokun në një mënyrë të çuditshme. Maroku luajti në mënyrë të jashtëzakonshme, shumë e shumë më mirë se Belgjika, që është një nga skuadrat më të mira në botë e që disa vite me radhë ka mbajtur vendin e parë në renditjen e FIFA-s. janë skuadrat e vogla që po bëjnë shumë mirë”, deklaroi mes tjerash Todhe.

Todhe vlerësoi lartë rolin e Messit në lojën e fundit ku Argjentina fitoi ndaj Meksikës, ndërsa nuk la anash edhe kapacitetin që ka Kombëtarja e Brazilit, të dyja këto si skuadra që kanë kapacitete të larta për të fituar trofeun./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share