Grabitje në Shkup, arrestohen dy të rinj nga Shkupi

Dy të rinj nga Shkupi janë arrestuar mbrëmë pasi me përdorim të forcës dhe armës së ftohtë, kanë kërcënuar dhe ia kanë marrë të hollat një kalimtari 26 vjeçar. Rasti po hetohet nga ana e Policisë.

“Pas masave dhe veprimeve operative të ndërmarra nga zyrtarët policorë nga NjPB Qendër dhe Bit Pazar, me datë 25.11.2022, J.M (18) dhe D.M (20) nga Shkupi janë privuar nga liria, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se të njëjtën ditë, në rrugën “Dimitar Vlahov” në Shkup, kanë kryer një grabitje ndaj S.B (26) dhe i kanë marrë para. Pas privimit arrestimit, atyre iu gjet një thikë e palosshme, si dhe para në prerje të ndryshme, të cilat vinin nga krimi i kryer. Sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent nga Prokuroria Publike Shkup, nga viktima dhe një dëshmitar tjetër është kryer identifikimi, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër të dyshuarve do të parashtrohet kallëzim penal nga neni 238 i Kodit Penal të RMV-së”, thuhet në raportin e policisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share