NË TETOVË SHKËNDIJA ËSHTË NIKOQIRE E TIKVESHIT
Pas dy javëve pushim shkaku i obligimeve të reprezentacionit për dy ndeshjet kontrolluese me Finlandën dhe Azerbejxhanin, të shtunën dhe të dielën vazhdon sezoni vjeshtor në Ligën e Parë me ndeshjet e javës së 16-të. Sileksi – Struga Trim Lum luajnë të shtunën, ndërsa katër ndeshjet tjera zhvillohen të dielën me fillim në orën 13:00.
Lideri në renditjen e tabelës ekipi i Struga Trim Lum të shtunën në Kratovë, ka një sfidë shumë të vështir kundër Sileksit vendas. Futbollisti Besmir Bojku për Klasn Maqedoni deklaroi se gjatë këtyre ditëve kanë analizuar detajisht kundërshtarin dhe me angazhim maksimal do të mundohen të arijnë qëllimin
“Sigurisht presim një ndeshje të vështirë kundër Sileksit, kemi analizuar mirë këto ditë pikët e forta të tyre dhe shpresoj se do t’i eleminojmë pikët e forta të tyre dhe do t’i shfrytëzojmë dobësitë e tyre, dhe mendoj se do të kthehemi me tre pikë nga Kratova” – Besmir Bojku, futbollist i KF Struga TL.
Në stadiumin e qytetit në Tetovë skuadra kuqezi para tifozëve vendas pret ekipin e Tikveshit që është befasia e kësaj pjese të kampionatit. Por, por me gjithate përfundimisht pret të shënon fitore në terrenin vendas.
“Presim të hymë në fush për të marrë patjetër tre pikët dhe besoj se do marrim tre pikët patjetën në at ndeshje “…..”Jam i sigurtë qindperqind që po” – tha Klisman Cake, futbollist i KF Shkëndija.
Në Prilep skuadra vendase e Pobedës është nikoqire e kampionit në fuqi Shkupi, ndërsa derbi i qytetit Rabotniçki – Makedonija Gj.P. zhvillohet në Maxhari. Ndërsa në Autokomand, Skopje përballet me Akademia Pandevin. Bregallnica është e lirë. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Shaban Sinani