VIDEO – Momenti kur PSD gjuajti me qershi kryeministrin Kurti

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik kanë gjuajtur me qershia kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri ka ngrënë fjalët e tij derisa ka nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën

Aksioni u quajt “Një grusht qershi për kryeministrin”. Megjithatë, nën masa të sigurisë dhe me ombrellë, kryeministri hyri në amfiteatrin e ish-Rilindjes, ku në një takim me qytetarë, do ta prezantojë buxhetin 2023.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ata kanë hedhur qershi edhe para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, në shenjë proteste për marrëveshjen për targat.

Lidhur me rastin ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, bashkë me mbrojtjen e afërt të kryeministrit Kurti

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share