Nga dhjetori, Facebooku do të bëjë disa ndryshime

Duke filluar nga 1 dhjetori, Facebook do të heqë një sërë detajesh personale në bio që përdoruesit mund t’i ndajnë në profilet e tyre.

Këto fusha përfshijnë si “I/e interesuar për”, që tregon orientimin seksual të një përdoruesi, “Pikëpamjet fetare”, “Pikëpamjet politike” dhe “Adresa”. Pjesa tjetër e informacionit si informacioni i kontaktit do të mbetet.

Një zëdhënës i kompanisë tha për TechCrunch në një email se arsyeja pas ndryshimit është për ta bërë rrjetin social më të lehtë për t’u përdorur.

“Si pjesë e përpjekjeve tona për ta bërë më të lehtë navigimin dhe përdorimin e Facebook-ut, ne po heqim një pjesë të vogël të fushave të profilit: I/e interesuar, Pikëpamjet fetare, Pikëpamjet politike dhe Adresa”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

“Ne po u dërgojmë njoftime njerëzve që kanë këto fusha të plotësuara, duke i bërë të ditur se këto fusha do të hiqen. Ky ndryshim nuk ndikon në aftësinë e askujt për të ndarë këtë informacion rreth vetes diku tjetër në Facebook.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share