Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm në procedurë parlamentare

BESIMI: KA RËNË PAPUNËSIA, JANË RRITUR PAGAT, ËSHTË ULUR DEFICITI

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm hyri në procedurë parlamentare. Ky do të jetë buxheti i parë që do të sillet me ligjin e ri, i cili morri mbështetjen e të gjitha partive. Ministri i financave, Fatmir Besimi u lavdërua se deficiti i buxhetit krahasuar me Bruto prodhimin vendor është më i ulët dhe po ndjek trendin e uljes që nga vitit 2020. Sipas tij, janë rritur edhe bruto investimet për 42%. Papunësia është 14.8% dhe ka shënuar ulje të vogël, kurse 0.4% ka rritje edhe në punësimet, gjegjësisht 47.3 është përqindja e të punësuarve. Ka shënuar rritje edhe rroga mesatare për 9.6%.

”272 miliardë denarë janë hyrjet e planifikuara për vitin e ardhshëm. Që është rritje për 14.8% nëse e krahasojmë me këtë vit. Për shpenzime janë të planifikuara 324.8 miliardë denarë, apo 12.4% më shumë në krahasim me buxhetin e këtij viti” – deklaroi Fatmir Besimi. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share