Lëkundjet me magnitude 6.0 u lokalizuan 210 km larg Stambollit
Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur Turqinë perëndimore. Epiqendra e tërmetit u lokalizua pranë qytetit të Duzce, rreth 210 km në lindje Stambollit. Lëkundjet ishin mjaft të forta dhe u ndjenë edhe në Stamboll dhe Ankara. Paraprakisht raportohen për të paktën 46 të plagosur. Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se nuk kishte informacion për humbje jete nga tërmeti.
Një tjetër tërmet 4.7 u raportua rreth 20 minuta pas të parit
Tërmeti që ra pak pas mesnatës detyroi banoret të dilnin nga shtëpitë dhe ta kalonin natën në ambiente të hapura.
Kujtojmë se qyteti Duzce u godit nga një tërmet i madh me magnitudë 7.2 në vitin 1999, i cili la të paktën 845 njerëz të vdekur.
Klan News