Shiriti “One Love” i detyruar, tërhiqen shtatë kombëtaret

Pas presionit të FIFA për shiritin “One Love”, u vendos që kapitenët nuk do ta mbajnë gjatë takimeve

Kapitenët e Anglisë, Uellsit, Belgjikës, Holandës, Zvicrës, Gjermanisë dhe Danimarkës nuk do të mbajnë në krah shiritin me frazën “One LOVE”, pas presionit të bërë nga FIFA.

Qeveria botërore e futbollit paralajmëroi e do t’i ndëshkonte me kartonë të verdhë, nëse nuk do të mbahej shiriti tradicional.

Shiriti ylber do të mbahej si shenjë solidariteti për komunitetin LGBT. Institucioni ka një rregullore strikte rreth veshjes së futbollistëve dhe shirit nuk lejohet.

Federata Angleze i kërkoi kapitenit Heri Kejn që të tërhiqej nga vendimi i tij.

Ndërsa institucioni i futbollit në Holandë shpjegoi se nuk dëshiron që kapiteni ta nisë një ndeshje botërori me kartontë verdhë.

Vendimi i FIFA-s ka zhgënjyer federatën holandeze që shtoi se së bashkë me vendet e tjera të përfshira do ta shikojë në mënyrë kritike marrëdhënien me qeverinë botërore të futbollit.

Uellsi sqaroi se vendet ishin të përgatitur për të paguar gjoba për shkeljen e rregullores së veshjeve, por me penalizimet sportive ishte shkuar shumë larg.

Sipas rregullores, uniforma e ekipit nuk duhet të përmbajë slogane, deklarata apo imazhe politike, fetare apo personale, dhe gjatë ndeshjeve finale, kapiteni i çdo skuadre duhet të mbajë shiritin e dhënë nga FIFA.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share