Ska marrëveshje mes transportuesve privat dhe Qytetit të Shkupit

Pas pesë orëve takim me shoferët e shoqatës së transportuesve privat Slloboden Prevoz nuk ka marrëveshje për ta shlyer borxhin prej 61 milion denarëve që ka Qyteti i Shkupit, raporton Klan M.

Aryeja kryesore për këtë është kriza ekonomike. Sipas drejtorit të kësaj shoqate Lenin Jovanovski shlyerja e borxhit do të bëhet pas 40 ditëve kur edhe do të votohet buxheti në Qytetin e Shkupit.

Për tu takuar me përfaqësues të Qytetit të Shkupit ishin edhe shoferët nga Makespres por ata nuk u pranuan. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share