E përditshmja franceze, ‘Le Parisien’ njofton që Karim Benzema humbet Kupën e Botës.
Sulmuesi i Real Madridit dhe Francës, Karim Benzema nuk do jetë me kombëtaren e tij në Katar.
Kështu së paku njofton e përditshmja franceze ‘Le Parisien’.
Benzema pësoi një lëndim të ri në seancën e sotme, duke u detyruar të lë kampin stërvitor.
Më pas francezi u drejtua drejt spitalit ku ka kryej testet mjekësore të cilat njoftuan që lojtari nuk do jetë jashtë Botërorit.
Mungesa e tij pritet të jetë problem për Francën.
Kujtojmë që për shkak të lëndimit me kampionin në fuqi nuk janë as N’Golo Kante, Paul Pogba, Presnel Kimpembe dhe Christophet Nkunku.