MPB: NË AUTOSTRADË NUK KA VEND PËR ÇIKLISTA E AS PËR KËMBËSOR
Ky është vendi i kobshëm ku çiklisti 36 vjeçar humbi jetën pasi kishte mbaruar turin prej Tetovë në Shkup.
“Në qarkoren e Shkupit dje ndodhi një aksident ku humbi jetën një çiklist, ndërsa tjetri u lëndua lehtë dhe është shtrirë në spitalin e Urgjencës”
Ndërkaq zëdhënësi i MPB-së Toni Angekllovski thotë se janë shtuar dënimet ndaj çiklistëve të vozisin në autostaadë. Kohëve të fundit është shfaqur dukuri për vozitjen e biçikletave në autostradën Tetovë-Shkup.
“Çiklistë dhe këmbësor nuk guxojnë të qarkullojnë në autostradë. Kemi një dukuri të shfaqur ve♪5anarisht në autostradën Tetovë-Shkup. Ne këto raste i sanksionojmë por sërish kjo ka të bëjë më shumë me vetëdisimin tonë. Ka shumë vende ku mund të vozitet biçikletë dhe autostrada nuk është vend për biçikleta. E shfyrtëzoj këtë rast tu apeloj të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shpetojmë nga këto tragjedi” – thotë Toni Angelovskim, MPB.
Sipas Ligjit:
“Në autostradë, rrugë të shpejta dhe rrugë të rezervuar për trafik të automjeteve nuk guxojnë të qarkullojnë biçikletat”.
Prokuroria po heton se sa ka qenë shpejtësia e veturës që ka goditur çiklistin. Ndërsa nga Urgjenca informojnë se personi i lënduar është në gjendje të mirë shëndetësore me lëndime të lehta trupore. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi