Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka ftuar ne takim kreun e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari. I pari i qeveris do t’i bëjë ofertë partisë opozitare për hyrje në Qeveri.
Jozyrtarisht nga ASH-ja thonë se akoma nuk kanë biseduar për pozita konkrete por presin të shohin ofertën e kryeministrit. Për momentin nuk flasin as për kushte të cilat eventualisht do t’i kërkojnë nga kryeministri.