Futboll: Miqësorja RMV – Finlandë përfundoi 1:1

Golin e barazimit e shënoi Bardhi nga penaltia

Përfaqësuesja e Maqedionisë Veriore, barazoi me Finalandën 1-1 në ndeshjen miqësore që sonte u zhvillua në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, ku edhe njëherë u dëshmuan problemet e mëparshme me realizimin e rasteve edhye pse kësaj radhe ishte skuadra mysafire e cila dominoi në terren të gjelbërt dhe krijoi më tepër raste. Finlandezët patën dy shtylla dhe tre raste të qindpërqindta për të shënuar, por që për fatin tonë nuk u realizuan.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi në minutën 30 me golin Oliver Antman. Reprezentuesit tanë e gjitha që mundën të bëjnë ishte goli i barazimit, që e realizoi Enis Bardhi në minutën e 75-të, nga pika e bardhë. Megjithate barazimi në këtë ndeshje miqësore është epilogu më i realtë, por seleksionuesi Bllagoja Milevski duhet të punojë shumë sidomos me repartin e sulmit, të cilët edhe në ndeshjen e tretë me radhë nuk arrijnë të shënojnë gol.

Ndeshja e radhës miqësore për Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet të dielën më 20 nëntor kundër Azerbajxhanit në arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën 14:00.

Pas ndeshjes seleksionuesi Milevski para gazetarëve deklaroi

“Sa i përket realizimit, sërish patëm problem. Patëm shumë raste, por duhet të punojmë për atë moment. Jam i kënaqur me disa gjëra të bëra nga lojtarët, por ka edhe shumë gjëra që duhet t’i përmirësojmë deri në fillimin e kualifikimeve. Nuk jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm sot. Ishte një ndeshje e mirë për t’u parë, por ka shumë gjëra që duhet të përmirsojmë. Filozofia jonë është të luajmë me presion dhe me presing të lartë. Djemtë dhanë maksimumin dhe nuk mund të mos jem i kënaqur, por ka shumë gjëra që duhet të rregullojmë për të qenë konkurrues. Jam i lumtur për rikthimin e Nestorovskit. Ai kishte tre deri në katër raste të mira për të shënuar, por më vjen keq që nuk shënoi”, deklaroi Milevski./KlanMacedonia

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share