Propozimi për martesë është një nga momentet më të rëndësishme të një çifti. Gjasat janë që të jenë çaste të paharrueshme, për ndodhin edhe të papritura. Si në rastin e mëposhtëm.
https://www.instagram.com/reel/ClDwQRRgIUj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=96f639be-37e1-4935-80cc-ca9919b12d67
Ndoshta Vlad Shubovich, futbollist i FC Smorgon, mezi e kishte pritur këtë ditë. Ai kishte vendosur t’i propozonte për martesë partneres së tij.
E ndërsa bëhej gati për momentin magjik, gjithçka e prish një nga punonjësit e sigurisë së stadiumit. Shubovich ishte ulur në gjunjë dhe partnerja po i drejtohej atij, por ndërhyn punonjësi i sigurimit i cili e shtyn vajzën pasi mendonte se po hynte në fushë.
Menjëherë ndërhyn Shubovich e lojtarët e tjerë, madje dhe arbitri për t’i komunikuar punonjësit se çfarë do të ndodhte ndërsa ky i fundit kërkon falje.
E futbollistit nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta ripërsërisë sërish skenën. Mund të themi padyshim që ndoshta momenti u prish dhe për disa mund të ketë shkaktuar të qeshura, por të paktën futbollisti mori një “Po” nga partnerja e tij./tvklan.al