Bun: Viti 2030 ambicioz, por nuk është joreal për antarësimin e vendit në BE

KOVAÇEVSKI: PRES QË DEPUTETËT TË SILLEN SI BURRËSHTETAS

Sekretarja shtetërore franceze për Evropë, Lorans Bun, porositi sot nga Shkupi se, viti 2030 është ambicioz për anëtarësim në BE, por nuk është joreal, duke marrë parasysh përparimin e Maqedonisë së Veriut në aspektin e harmonizimit të legjislacionit evropiane.

”Mendoj se është e drejtë të thuhet se, ju keni bërë shumë për transferimin e legjislacionit evropian në atë të brendshëm dhe marrëveshja që u arrit në kuadër të presidencës franceze e hapi rrugën e anëtarësimit në BE. Ajo që ne duam të themi sot është se duhet të shkoni deri në fund në atë rrugë. Ajo që dua të them është se, do të vazhdojmë në atë drejtim, do të thellojmë dialogun në të gjitha temat e interesit të përbashkët, posaçërisht në kuadër të bashkësisë politike evropiane” – tha Larons Bun, sekretarja shtetërore franceze për Evropë.

Ndërkohë, kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë konferencës së përbashkët me zyrtaren franceze, tha se pret nga deputetët që të tregojnë maturi politike dhe të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

“Mbetet hapi i ardhshëm – ndryshimet kushtetuese të cilët do të gjenden para Kuvendit të Maqedonisë dhe 120 deputetëve tanë. E di se vendimi i tyre nuk është i lehtë, por pres se do të sillen si burrështetas dhe do të mundësojnë që vendi të ecim shpejtë në rrugën evropiane” – tha Kovaçevski.

Ndërkohë, gjatë vizitës së saj në Shkup, zyrtarja franceze është pritur në takim edhe nga presidenti, Stevo Pendarovski. Në këtë takim po ashtu, është biseduar për negociatat për anëtarësim në BE, procesin e skriningur, si dhe për fazat e ardhshme që duhet të kompletohen si pjesë e procesit për negoaciatat. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share