ÇULI: MË E RËNDËSISHME MBARËVAJTJA SE SA ÇMIMET
Sonte nis Festivali i Teatrit Shqiptar – Moisiu. Ky festival është bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Shqiptar të Shkupit, Teatrit Kombëtar të Shqipërisë e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ky festival është emruar në bazë të artistit të madh shqiptar të teatrit evropian – Aleksander Moisiu.
Nga 16 deri më 27 Nëntor, në Shkup, përmes Festivalit “Teatri Shqiptar Moisiu” bëhen bashkë Teatri Kombëtar i Shkupit, Teatrin Kombëtar i Shqipërisë, Teatrin Kombëtar i Kosovës dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për të sjelluar në skenë shfaqet më të mira teatrore të kombit.
Trupa e parë që do të zë skenën është ajo e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë me shfaqen “Ivanovi” të autorit Chehov dhe regji të Hervin Çulit.
I ftuar në emisionin “Happy Day” në Klan Maqedoni, regjisori dhe drejtori I Teatrit Kombëtar në Shqipëri, Hervin Çuli tha se për Festivalin e Teatrit Shqiptar “Moisiu” më e rëndësishme është mbarëvajtja sesa çmimet.
“Kam përshtypjen që në këtë rast është bërë me ftesa, mund të ketë edhe për publikun ftesa, kam përshtypjen që këtu njerëzit janë teatërdashës, ka shumë të ftuar por pjesa më e madhe I është lënë komunitetit artistik, meqë jemi Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, do ketë shumë prurje, shumë të ardhur dhe me kaq do mbushen sallat” – deklaroi Hervin Çuli
Spektakël vlerash artistike që doemos duhet ndjekur!”, shkruan në Facebook Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, duke shtuar se “Nëntorin e lavdisë kombëtare po përkujdesemi që ta shënojmë ashtu si ka hije, të bashkuar në promovimin e vlerave të identitetit!”
Festivali mbahet me mbështetje të plotë të Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, teatrot kryesore shqiptare bashkë-organizojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të trija shtetet me 12 trupa teatrore.
Gjithashtu, festivali do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë! /KlanMacedonia/