Tenis: Nadal debuton me humbje në ATP Finals

Tenisti spanjoll Rafael Nadal nuk po kalon një moment të mirë. Pasi u eliminua që në ndeshjen e parë në turneun Masters të Paris, fitues i 22 grand slam u mund në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në ATP Finals, që po zhvillohet në Torino.

Spanjolli u mund 2-0 (7-6, 6-1) nga Taylor Fritz, në një ndeshje ku u shua shpejt, duke mos dhënë atë që pritej. Nadal i duhet të fitojë ty sfidat e tjera për të avancuar më tej dhe, nëse dëshiron të rikthehet numri 1 në botë, i duhet të fitojë ATP Finals.
“Nuk ka përfunduar ende ky turne, pasi kam ende mundësi të kualifikohem.

Janë dy humbje që të dëmtojnë, por mos mendoni se kam mbaruar si tenist. Mungesa e gjatë pa ndeshje ka kushtëzuar paraqitjet e mia, por do të rikthehem protagonist”, tha Nadal.

“Nuk është e lehtë të rikthehem në formën optimale pas disa muajsh pushim. Nuk jam përmirësuar shumë krahasuar me ndeshjen e humbur në Paris, por asgjë nuk është e përfunduar për mua, pasi jeta të dhuron shumë surpriza”, tha Nadal.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share