Erdogan: Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthimin që ndodhi në Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka reaguar lidhur me shpërthimin që ndodhi sot në sheshin Istikam të Stambollit.

Erdogan tha se sipas vëzhgimeve fillestare një grua ka pasur rol në këtë shpërthim, transmeton Telegrafi.

“Ndonëse mund të jetë e gabuar të quhet terrorizëm, të dhënat e para sinjalizojnë se mund të bëhet fjalë për terrorizëm”, u shpreh ai.

“Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthimin në rrugën Istiklal të Stambollit”, ka deklaruar presidenti turk.

Ai gjithashtu deklaroi se nga shpërthimi kanë mbetur të vdekur gjashtë persona derisa 53 të tjerë kanë mbetur me lëndime.

Pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, tregojnë momentin e shpërthimit nga kënde të ndryshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share