Do vrisnin liderët në Serbi? 17 të arrestuar

Megaoperacion policor, Vuçiç: Vrasës që kanë në listë emrin tim dhe të familjes time

Një operacion i madh policor është kryer në Serbi ku janë arrestuar një grup prej 17 personash dhe janë kontrolluar 50 vendbanime. Mediat shkruajnë se ky ishte një aksion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, BIA Prokurorisë për Krimin e Organizuar. 17 personat janë anëtarët e “bandës së Vraçarit” e njohur në Serbi. Ata akuzohen se kanë kryer tre vrasje në territorin e Beogradit si dhe planifikonin të kryenin edhe pesë të tjera. Sipas mediave, operacionin e arrestimit e udhëhoqi ministri i Punëve të Brendshme.

Të arrestuarit, sipas policisë kishin planifikuar sulme edhe ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Serbisë. Shefi i Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar, Ninoslav Cmoliq ka bërë të ditur se ekzistonte gjithashtu një plan për të vrarë presidentin Aleksander Vuçiç, ndërsa në arrati ndodhen një pjesë e madhe e bandës Vraçarit të cilët fshihen në Spanjë dhe Republikën Domenikane.

Sipas Prokurorisë, ky grup i organizuar kriminal financohej nga OKG “Kavaçi” dhe kishte për qëllim që të kryente krimet më të rënda në Republikën e Serbisë. Mësohet se grupi i Vraçarcit udhëhiqet nga Nikolla Vušović, i njohur si Johnny nga Vraçari. Lidhur me këtë ngjarje Presidenti Aleksandar Vuçiç nga Parisi është shprehur se këta janë vrasës që kanë vendosur emrin e tij dhe të fëmijëve në listën e vrasjeve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share