Paralajmërohen testime për dizel si zgjidhje alternative
Shoqata Aksionare EMV ka siguruar sasinë e nevojshme të gazit natyror për funksionimin e ngohtoreve Lindje dhe Perëndim deri në fund të muajit nëntor, nga Makpetroli me çmim prej 1,345 euro për 1000 metër kubë. Nga kompania njoftuan se, edhe më tej do të vayhdojnë të bëjnë furnizime të gazit për periudha kohore më të shkurtra me qëllim që përfitohet nga ulja e vazhdueshme e çmimit të gazit në treg.
“Siç informuam edhe më herët, ngrohtoret do të vayhdojnë të punojnë me gaz natyror gjatë sezoniz të ngrohjes si energjensë bazë dhe më ekologjik për funksioniomin e tyre. Në ndërkohë, sistemi po përgatitet teknikisht për testimin e shfrytëzimit të një karburanti alternative, dizelit, si zgjidhje rezervë në raste kur për shkak të zhvillimeve gjeopolitike në Evropë, gazi do të bëhej i padisponueshëm në treg apo do të arrinte çmim ekstremisht të lartë. Testimi do të bëhet pas sigurimit të të gjitha lejeve të përshtatshme nga institucionet kompetente dhe respektimit të regullave të procedurës”, thonë nga SHA EMV.
Drejtori i kësaj kompanie, Vasko Kovaçevski më herët paralajmëroi se testimi i dizelit, si karburant alternative për ngrohje, do të testohet nga 15 nëntori. Kriza dhe rritja ekstreme e çmimit të gazit në bursat botërore si pasojë e luftës në Ukrainë. Kjo ka bërë që, Shkupi të nis sezonin e ngrohjes, pa siguruar furnizimin e sasisë së nevojshme të energjensave për gjithë sezonin. Megjithatë, autoritet kanë siguruar se do të menaxhojnë situatën dhe nuk do të ketë ndërprerje të energjisë termike./KlanMacedonia
Përgatiti: Teuta Buçi