APASIEV: NËSE SËRISH REFUZOHET NISMA, KEMI MEKANIZMA JURIDIK DHE POLITIK
Deputeti dhe lideri I partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, njoftoi se me kërkesë të Kryeparlamentarit Talat Xhaferi ka dorëzuar shkresë me shkrim për të harmonizuar propozim nismën paraprakisht të dorëzuar për shpalljen e referendumit të obligueshëm plotësues lidhur me propozimin francez.
“Insistoj të mbetet formulimi I parë I pyetjes por si alternativë e dytë fakultative pyetja që e saktësojmë është “ jeni për negociata me BE-në, me pranimin e qëndrimeve të votuara në Kuvend të prëmbajtuar në konkluzionet”. Në parim kjo do të jetë përmbajtja që sot dorëzuam dhe mbetet të shihen reagimet” – tha Dimitar Apasiev.
Më 7 Tetor, “Levica” dorëzoi nismën për ngritjen e një referendumi plotësues të obligueshëm në nivel shtetëror me pyetjen “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve të Kuvendit të 16 Korrikut 2022?”. Kjo parti tuboi 750 nënshkrime duke I dorëzuar në arkivën e Kuvendit.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi më 12 Tetor njoftoi se kërkesa e “Levicës” për Referendum nuk është konform rregullores së Kuvendit, kurse pyetja nuk është adekuate
Më 13 Shtator, Kryeparlamentari Xhaferi hodhi poshtë edhe nismën e VMRO-DPMNE-së për referendum për ndërprerjen e vlefshmërisë së Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë, me arsyetimin se është antikushtetuese dhe se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara konform Kushtetutës janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. /KlanMacedonia/