Analisti Albert Musliu në emisionin Klan Debat theksoi se Partia Demokrate arriti të nxjerrë në pah më shumë prioritetet e saj, si demokracia e rrezikuar e tema e abortit. Megjithëse pritej humbje e thellë në zgjedhje, qytetarët sipas Musliut, kanë dalluar si më kryesore temat që në opinion i ka ngritur Presidenti Biden, përballë temave të ish Presidentit Trump dhe partisë së tij. AI madje thotë se këto zgjedhje tregojnë se ish Presidenti Trump nuk do ta ketë të lehtë kandidimin edhe brenda partisë së tij.
“Kjo është hera e parë pas 40 viteve që në zgjedhje afatmesme nuk humb partia e Presidentit. Rezultatet e fundit janë përafërsisht të balancuara për Dhomën e Përfaqësuesve. Çdoherë ka humbur, madje ka humbur thellë. Këtë herë pritje edhe më thellë të humbasë, por rezultaet treguan se ajo nuk ndodhi. Më karakteristike ishin dy pozita për momentin, me përfshirjen e dy presidentëve Biden dhe Trump. Mendoj se mësimi për Republikanët në këto zgjedhje ishte se kandidatët që ishin favoritët e Presidentit Trump humbën, ndërsa nga ana tjetër rivali potencial brendapartiak për zgjedhjet e ardhshme presidenciale fitoi shumë herët”, u shpreh Albert Musliu./KlanMacedonia