Milena Gjorgjievska nga Washingtoni: Republikanët mund të kërkojnë ‘impeachment’ për Presidentin Biden

Milena Gjorgjievska nga Zëri i Amerikës në emisionin Klan Debat analizon situatën aktuale në SHBA pas zgjedhjeve për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Sipas Gjorgjievskës, rezultatet e deritanishme tregojnë se nuk pati shpërthim të republikanëve, ashtu siç pritej nga shumëkush.

“Ajo që tani është e qartë dhe e pranuar nga të dyja anët është se nuk do të kemi ‘valë të kuqe republikane’, siç pritej nga shumë njerëz. Gjithashtu është e qartë se prioritetet e Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Biden do të ndikohen dhe ndryshohen, pa marrë parasysh se kush do të jetë ecuria finale. Bideni tani në fakt tha se nuk do ta ndryshojë strategjinë pas zgjedhjeve. Megjithatë nëse republikanët do ta marrin drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve, do të jetë me shumicë të ngushtë dhe ngelet të shihet se në çfarë mase ajo do të ndikojë në politikat e Bidenit, por do të jetë një sfidë e madhe për këtë adminstratë. Veçmë ka paralajmërim nga disa republikanë se është e mundur të fillojnë procedurë për ‘impichment’ të Presidentit Joe Biden. Do të kërkojnë hetime për vendimin e tërheqjes së ushtarëve nga Afganistani dhe nëse marrëveshja me talebanët ishte arritur gjatë kohës së Presidentit Trump”, thotë Milena Gjorgjievska mga Zëri i Amerikës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share