Ankorohen kroçerat në Doha për strehimin e tifozëve në Katar

Autoritetet po punojnë për të ofruar strehimin e nevojshëm për mijëra tifozë që do të jenë në Katar për Botërorin

Një kroçierë luksoze e cila do të përdoret si hotel lundrues për tifozët e Kupës së Botës u ankorua në Doha.

“MSC Europa”, një nga anijet më të mëdha të lundrimit në botë, mund të mbajë më shumë se 6700 pasagjerë në 22 kuvertat e saj.

Çmimet e kabinave variojnë nga 347 Dollarë amerikanë për natë deri në shumën marramendëse prej 85,000 USD për një çift që do të qëndrojë në bord gjatë gjithë turneut.

Ndërkohë që të tjera kroçiera pritet të mbërrijnë në kryeqytet, ku do të akomodohen gjatë eventit familjet e futbollistëve.

Sipas autoriteteve vendase, fansat kanë rezervuar strehim në më shumë se 90,000 dhoma, tenda, apartamente, vila dhe kabina portative gjatë kohës së zhvillimit të eventit.

Ndërkohë që rreth 25000 dhoma janë ende të lira.

Për 200 dollarë në natë, fansat mund të marrin me qira një nga 6000 kabinat e aluminit të sistemuara në rreshta.

Pas përfundimit të eventit, Katari do t’i dhurojë këto kabina në shtetet e varfra për t’u përdorur si banesa.

Gjatë Kupës së Botës, pritet që në Katar të udhëtojnë 1.2 mln vizitorë.

Nërkohë që është parashikuar që fluturimet mes Dubait dhe Dohas të shkojnë deri në 500 në ditë, për të bërë të mundur qarkullimin e tifozëve.

Me një popullsi prej 3 milionë banorësh, Katari ka një kapacitet më pak se 31,000 dhoma hoteli, e nisur nga kjo, autoritetet identifikuan 130 mijë njësi akomodimi alternative.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share