RMV-ja pranohet në qendrën e NATO-s për mbrojtje kibernetike

NIS PROCESI PËR ANËTARËSIMIN FUQIPLOTË

Në kuadër të vizitës zyrtare në Estoni, Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani ka vizituar Qendrën e NATO-s për mbrojtje kooperative kibernetike me seli në kryeqendrën e Estonisë, Talin.

Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, gjatë vizitës në Qendrën e NATO-s për mbrojtje kooperative kibernetike në Talin të Estonisë, ka theksuar se Qeveria e RMV-së vazhdimisht bashkëpunon me të gjitha palët e prekura – industrinë private, bashkësinë hulumtuese dhe akademike dhe shoqërinë civile për të përmirësuar preventivën, përgjigjet dhe kurimin nga sulmet e infrastrukturës kritike, që me nisjen e luftës në Ukrainë janë bërë më të shpeshta dhe më intenzive.

Në këtë takim, sic njoftohet, RMV-ja si vend anëtar I NATO-s dhe pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor që është I ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike, është pranuar në Qendrën e NATO-s për mbrojtje të jashtëzakonshme kibernetike dhe është në proces të anëtarësimit fuqiplotë. Në kuadrë të procesit, RMV-ja do të ketë mundësi t`i shfrytëzojë veglat e Qendrës për ta përforcuar rezistencën personale nga sulmet hibride dhe ta rrisë mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Qendra e NATO-s për mbrojtje kooperative kibernetike është themeluar në vitin 2008 dhe ka status të Organizatës Ndërkombëtare ushtarake. Misioni I saj është që të mbështes vende anëtare të NATO-s me ekspertizë të vetme interdisiplinare në fushën e kërkimeve dhe trajnimeve për mbrojtje kibernetike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share