Ushtria ruse është urdhëruar që të tërhiqet nga qytetin ukrainas Kherson, i vetmi qytetet i rëndësishëm që Rusia ka pushtuar që prej agresionit ushtarak në Shkurt.
Komandanti rus në Ukrainë, Sergei Surovikin tha se ishte e pamundur që të vazhdonte furnizime me ushqime.
Njoftimi për tërheqjen e trupave ruse në këtë rajon u bë përmes një deklarate zyrtare në televizionin shtetëror rus. Pas largimit nga Kherson, forcat ruse do të përqëndrohen në anën perëndimore të lumit Dnipro.
Tërheqja e Rusisë nga ky rajon vjen në një kohë kur edhe Ukraina ka shtuar kundërsulmin e saj.
Për shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ky fakt është inkurajues.
“Fitoret e Forcave të Armatosura të Ukrainës u përkasin ushtarëve të guximshëm, por thelbësore është edhe mbështetja që marrin nga Mbretëria e Bashkuar, aleatët dhe partnerët e NATO-s”, tha Stoltenberg. /tvklan.al