Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se njëri prej alpinistëve të humbur në Malin Sharr është gjetur, ndërsa kërkimet për alpinistin e dytë vazhdojnë ende. Mirëpo, siç thuhet, terreni i vështirë dhe mjegulla e rëndojnë situatën, përcjell Klan Maqedoni.
Ende asnjë gjurmë nga alpinisti, i cili sipas dëshmisë së shokut të tij, kishte rënë nga shkëmbi pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Nga QMK bëjnë të ditur se nëse nuk gjendet sonte, kërkimet do të vazhdojnë gjatë ditës së nesërme me helikopterë dhe dronë, por gjithmonë nëse kushtet atmosferike e lejojnë këtë gjë./KlanMacedonia