Gazetari i njohur sportiv në Servisin Publik të RTVM 2 sot pas përfundimit të
komentimit të ndeshjes midis Rabotniçkit dhe Struga Trim Lum i njoftoi të gjithë shikuesit se pas një përvoje 35-vjeçare si komentues dhe gazetar sportiv pensionohet.
Ai gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, i
emocionuar e njoftoi të gjithë publikun
sportdashës se sot ishte edhe komentimi i tij i fundit në karrierën 35-vjeçare si gazetar sporti dhe komentues.
“Ky është momenti më emotiv në jetën time si komentator dhe gazetar sportiv në karrierën 35-vjeçare nga se erdhi edhe momenti i ndarjes nga mikrofoni, nga ju që ishit me mua mbi tri dekada e gjysmë dhe nuk hezituat aspak të më përkrahni në momentet më të mira dhe të vështira. Gjithë atë që e arrita gjatë këtyre viteve
plot ngritje dhe ulje ia dedikoj familjes time, establishmentit të RTVM-së, redaksisë së sportit pranë televizionit, kolegëve nga të cilët e mësova ABC-në sportive. Në këto momente kur jam duke i numëruar orët deri në pension nuk më mbetet asgjë tjetër pos edhe njëherë t’ju falënderoj nga brendia e shpirtit për kohën që ndatë me mua gjatë mbi 1.000 komentimeve nga Kampionatet botërore, Samitet kontinentale evropiane, Lojërat Olimpike Verore, Ligat e Kampionëve, temat sociale të cilat ishin fahu im gazetaresk. Po ndahem vetëm fizikisht por kurrsesi shpirtërisht nga ju. Ju dua, ju dua, ju dua. Hasta la Vista nga Sami Ademi. Na ishte njëherë një gazetar sportiv i cili aq shumë e deshi këtë profesion”, u shpreh mes emocionesh Ademi.
Ademi shquhet për zërin e tij karakteristik dhe komentimet mbresëlënëse si gazetari i parë sportiv shqiptar dhe si themelues i Redaksisë së sportit në Servisin publik.