Gjyqtarja serbe që protestoi sot në veri ishte e suspenduar nga detyra

Ish-kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stefanoviq, ka mbajtur një fjalim në tubimin e serbëve në Mitrovicën e Veriut.

Ajo tha se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët serbë janë larguar nga sistemi gjyqësor i Kosovës, raportojnë mediat kosovare.

“Ne vendosëm unanimisht të largohemi nga sistemi gjyqësor dhe t’i bashkohemi të gjithëve në këtë luftë. Vendimi ynë është i qartë. Mendoj se jemi ambasadorët më të mirë të gjyqësisë serbe”, tha Stevanoviq.

Në mars, Stefanoviq ishte suspenduar nga pozita e kryegjyqtares, pasi kishte marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, të thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share