Serbët e veriut në protesta nëpër sheshe, KFOR monitoron situatën për të shmangur tensionet

Në pjesën veriore të Mitrovicës sot në mesditë do të mbahet tubim te Monumenti i Princit Llazar, si reagim i serbëve pas vendimeve të fundit të Prishtinës targat dhe mos lejimin e krijimit të bashkësisë së komunave serbe. Më shumë se zakonisht kudo janë shfaqur flamujt dhe tabelat serbe “Kjo tokë është Serbi”.

Ndërkaq kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjet.

Mëngjesin e sotëm janë mbajtur seanca të jashtëzakonshme të kuvendeve në katër komuna në veri të Kosovës dhe Metohisë, ku zyrtarisht kanë dhënë dorëheqje nga postet kryetarët e Leposaviqit, Severna Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Në të njëjtat seanca dhanë dorëheqje nga mandatet kryetarët e kuvendeve komunale, si dhe këshilltarët në parlamentet lokale.

Drejtori i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviç ka deklaruar se vendimi i serbëve për t’u larguar nga të gjitha institucionet në Prishtinë ishte lëvizja më e përgjegjshme deri më tani.

KFOR njofton se është duke e monitoruar situatën dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Beogradit dhe Prishtinës si dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share