Antibiotikët po bëhen më pak efektivë, ekspertët: Nevojiten kura alternative

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve përgjatë pandemisë thelloi edhe më tepër krizën për medikamente efektive. Ekspertët e shëndetësisë janë në kërkim të rrugëve alternative të mjekimit për pacientët.

“Janë dy situata të ndryshme. Para pandemisë, rreth 80% e antibiotikeve kishin filluar të krijonin rezistencë dhe s’kishin asnjë lloj efekti. Pas pandemisë kishte një rritje të jashtëzakonshme të rezistencës bakteriale. Tek ne Florklinolonet, Iporfloksacina, Norfloksacina, është rritur goxha rezistenca se janë përdorur shumë në kohën e pandemisë”.

Ndërsa po punohet për klasat e reja të antibiotikëve, shkenca sugjeron që të shmanget përdorimi i tyre në disa raste.

“Po punohet për të zgjedhur antibiotikë të rinj, tek gratë të mund të trajtohen me një sërë preparatesh me bazë manoze boronice etj, për të shmangur antibiotikët”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin global, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin dhe keqpërdorimi i tyre po e përshpejton procesin.

Një numër në rritje i infeksioneve, si pneumonia, tuberkulozi, gonorrea dhe salmoneloza, po bëhen më të vështira për t’u trajtuar pasi antibiotikët po bëhen më pak efektivë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share