Beograd: Vuçiqi anulon vizitat – nesër seancë urgjente e Qeverisë së Sërbisë

MEDIAT SERBE: DO TË DISKUTOHET SITUATA NË KOSOVË

Mediat serbe shkruajnë se për shkak të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka anuluar vizitat jashtë vendit dhe se është thirrur një seancë e jashtëzakonshme e Qeverisë së Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka anuluar të gjitha vizitat jashtë vendit dhe paralajëmroi se të shtunën Qeveria e Serbisë do të mbajë nëj seancë të jashtëzakonshme për shkak të situatës në Kosovë – njoftoi Televizioni kombëtar serb.

Mediat serbe shkruajnë se seanca e qeverisë është thirrur pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës dhe pezullimit të komandantit rajonal të policisë së Kosovës, Nenad Gjuriq, I cili ka deklaruar se policët serbë nuk do të japin paralajmërime për ndryshimin e targave serbe me ato të Kosovës.

Për shkak të këtij pezullimi, Kryetari I Listës Serbe, Goran Rakiq, për të shtunën ka thirrur një takim urgjent me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve në veri të Kosovës, ku do të propozojë që të gjithë serbët t`i braktisin institucionet e Kosovës.

Presidenti serb, sot vonë pasdite pritet të takohet me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Në Kosovë nga 1 Nëntori zyrtarisht ka hyrë në fuqi vendimi I Qeverisë, sipas së cilit, targat e automjeteve të qytetarëve të Kosovës të regjistruara në Serbi duhet të zëvendësohen me targa të Republikës së Kosovës. Vendimi parasheh sanksione pë rata që nuk do ta zbatojnë vendimin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share