Qeveria: Vazhdon mbrojtja e amvisërive nga çmimet e larta për ngrohje

Linjë kreditore nga FMN-ja për mbështetje të buxheti

Qeveria ka miratuar tekstin e kërkesës dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, për sigurimin e linjës kreditore për kujdes dhe likuiditet. Linja kreditore për kujdes dhe likuiditet, sic thonë nga Qeveria, kap vlerën e 530 milionë eurove, mjete këto që destinohen për mbështetje të buxhetit të Maqedonisë së Veriut.

Qeveria në seancë ka miratuar vendimin për ndërmarrjen e masave për mbështetje financiare me llogaritjen e dallimit të çmimit të energjisë për ngrohje të kryerësve të veprimtarive energjetike në tregun e energjisë së ngrohjes, për harxhimin e energjisë së ngrohjes nga amvisëritë, në kushte të situatës së krizës.

Qeveria thotë se për sezonin e ri të ngrohjes, praktikisht vazhdohet subvencionimi qeveritar në pjesën e llogarive për ngrohje të amvisërive.

Mbështetja financiare parashihet të realizohet conform të drejtave dhe obligimeve të ndërsjella me marrëveshjet e nënshkruara midis EMV-së dhe bartësve të licensave për furnizim me energji të ngrohjes në rajonin e qytetit të Shkupit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share