Tërmet i fuqishëm në Turqi, publikohen pamje

Disa persona u lënduan në tërmetin 4.9 ballë që goditi provincën perëndimore turke të Izmirit dhe shkaktoi panik në mesin e popullatës, thanë zyrtarët.

Kryetari i komunës së Izmirit ka bërë të ditur se nuk raportohet për dëme të mëdha materiale përveç minares së shembur të një xhamie, raporton AP.

Agjencia Turke e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti me magnitudë 4.9, me epiqendër në rrethin Buca të Izmirit, ndodhi në orën 03:29 me orën lokale të mëngjesit të sotëm dhe u pasua nga disa pasgoditje më të vogla, si dhe u ndje në zonat përreth.

Të paktën dy persona u plagosën pasi u hodhën nga një lartësi teksa po përpiqeshin të largoheshin nga shtëpitë e tyre në panik, njoftoi ministri i Brendshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share