Disa aeroporte në Spanjë kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për shkak të pjesëve të një rakete kineze, të cilat po bien në mënyrë të pakontrolluar.
Aeroportet në Barcelonë, Tarragona, Ibiza dhe Reus kanë mbyllur hapësirën ajrore. Këto aeroporte pritet të qëndrojnë të mbyllura për rreth 40 minuta, ndërsa në Ibiza mund të zgjasë deri në 3 orë.
Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Katalonjës konfirmoi: “Për shkak të rrezikut që lidhet me kalimin e objektit hapësinor CZ-5B që kalon hapësirën ajrore spanjolle, fluturimet janë anuluar nga ora 9:38 deri në 10:18 në Katalonjë.
“Eurocontrol na ka informuar për hyrjen e pakontrolluar të një rakete kineze në atmosferën e Tokës”.