Vogëlushja nga Kili bëhet virale në rrjetet sociale, maskohet si Mbretëresha Elizabeth II

Halloween solli në Kili një version origjinal të Mbretëreshës së ndjerë  Elizabeth.  Videot e 2-vjeçares Leonor me kostumin e saj origjinal u bënë virale.

Pamjet tregojnë vogëlushen Leonor të veshur me një pallto me ngjyrë jeshile dhe një kapele, të ngjashme me ato të mbretëreshës, e rrethuar nga xhaxhallarët e saj, Mateo dhe Agustin, të veshur si roje mbretërore, duke ecur në rrugët e Maipu.

Nëna e Leonor, Francisca Cubillos, tha se nuk e priste që Leonor të bëhej një fenomen i tillë i mediave sociale.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta  më 8 Shtator si monarkia më jetëgjatë në botë. Varrimi i saj u ndoq në mbarë botën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share