Shkëmbim raketash mes dy Koreve

Hera e parë që Jugu u përgjigjet testeve të Veriut

Sinjale të rralla alarmi ajror u dëgjuan mëngjesin e kësaj të mërkure në Korenë e Jugut. Autoritetet u bënë thirrje kryesisht banorëve të qyteteve veriore përfshirë edhe Seulin, të futeshin në vendstrehime pasi një raketë koreanoveriore kapërceu kufirin detar të Koresë së Jugut dhe ra 60 kilometra larg brigjeve të qytetit Sokço.

Raketa ra rreth orës 9:00 të mëngjesit me orën lokale, por Koreja e Jugut u kundërpërgjigj po me një raketë 3 orë më pas, në ujërat koreanoveriore që ra në të njëjtën distancë përtej vijës së demarkacionit. Është hera e parë në dekada që dy vendet shkëmbejnë raketa, duke shënuar nivelin më të lartë të tensioneve mes dy vendeve.

Peniani ka hedhur gjatë orëve të fundit 17 raketa të tjera dhe mbi 100 predha artilerie në ujërat detarë në lindje dhe perëndim, si kundër-reagim ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në ujërat detarë të Koresë së Jugut me Shtetet e Bashkuara. Tokio e konsideroi provokim hedhjen e raketës nga Peniani, ndërsa Pekini bëri thirrje t’i jepet fund menjëherë veprimeve armiqësore.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share