Safije Sadiki: Shkaku i krimit dhe korrupsionit Maqedonia e Veriut po zbrazet nga rinia

Në emisionin Klan Debat, deputetja e Alternativës Safije Sadiki tha se partia e saj ka hyrë në Qeveri me të vetmin qëllim të hecin proceset para në interes të shtetit dhe shqiptarëve dhe se ata kanë sjell ligj kundër krimit dhe korrupsonit.

”Ne jemi në Qeveri për ti realizuar pikat tona të programit, pra para disa ditëve kemi dorrëzuar amendament për ndryshimet kushtetuese, çështja e që ndikon më së shumti krimi dhe korrupsioni pra kemi politikan që kur marrin post në ekzekutiv hyjnë me pasuri mesatare dhe dalin me pasuri marramendëse. Pra duke i pamundësuar që veprat e tyre penale të mos vjetërohen asnjëher pra kjo i bie që gjithë ata pushtetar që kanë keqpërdorur mjetet buxhetore fondet publike të dalin para ligjit” – tha Safije Sadiki.

Ajo gjithashtu tha se rinia po ikë nga Maqedonia e Veriut shkaku i krimit dhe korrupsionit.

‘Shkaku i krimit dhe korrupsionit vendi po na zbrazet rinia po na ik pra me këtë amendament do të bëjmë ndryshim që do e ndalon krimin dhe korrupsionin” – tha Safije Sadiki nga Alternativa. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share